Rezultatet përfundimtare në Kupën e Kosovës, Olle ju sjell gjithçka që ndodhi në katër ndeshjet çerekfinale

Janë mësuar katër skuadrat gjysmëfinaliste në Kupën e Kosovës për edicionin 2023/24.

Drita, Prishtina, Ballkani dhe Suhareka janë skuadrat të cilat kanë avancuar në 1/4 e Kupës së Kosovës.

Gjilanasit vetëm pas penalltive arritën të sigurojnë kualifikimin në Klinë, në një ndeshje mjaftë interesante për publikun, ku u zhvilluan më shumë se dy orë lojë në 18 qershori, shkruan Gazeta OLLE.

Më lehtë se sa pritet kryeqytetasit arritën të eliminojnë Trepçën 89, me fituesit aktual të Kupës të cilët arritën të mposhtin me rezultat të thellë 5-1 në Lipjan, duke synuar arritjen e finales për dy vite rradhazi.

Ballkani arriti fitore të madhe në Liman Gegaj, kampionët në fuqi deklasuan skuadrën vendase duke arritur fitore 0-3, në një ndeshje të kontrolluar nga fillimi deri në fund.

Në vitin e parë të themelimit, Suhareka kualifikohet në gjysmëfinale, pas fitores minimale në Shtime, të besuarit e Arsim Thaqit, arrijnë të shkruajnë historinë, pasi që në vitin e parë të themelimit janë vetëm tre ndeshje larg garave evropiane.

/Gazeta OLLE/

Kosova fituese e turneut “UEFA Development U16” në Tiranë

FBK së bashku me FSSHRK fillojnë me programin “Sport në Shkolla”