Rezultatet komplete dhe tabela në dy grupet e Ligës së Parë pas xhiros së nëntë

Kanë përfunduar të gjitha duelet e Ligës së Parë në Grupin A dhe Grupin B të vlefshme për xhiron e nëntë, ku rezultatet befasuese nuk kanë munguar.

Te Grupi A, Dinamo po vazhdon ta kryesoj bindshëm tabelën pa asnjë humbje këtë edicion, edhe pse sot nuk arritën më shumë sesa një barazim me Rilindjen. Janë gjithsej shtatë pikë diferencë prej pozitës së parë te e pozita e dytë.

Suhareka si mysafir është mposhtur nga Vëllaznimi me rezultat minimal 1:0. Një fitore befasuese e Vëllaznimit nëse marrim parasysh renditjen tabelare. Suharekasit kanë 16 pikë në vendin e dytë në tabelë për dallim nga Vëllazënimi që gjendet në pozitën e shtatë me 11 pikë.

Ndeshja mes Istogut dhe Drenicës ka përfunduar me rezultat 1:1 duke ndarë pikët, njejtë sikur Rahoveci që ka barazuar me të njejtin rezultat me Trepçën, shkruan Gazeta Olle.

E fitorja më e thellë e Grupit A i takon Trepçës ’89 e cila e mposhti skuadren e Phoenix me rezultat të thellë 4:0.

Sa i përket Grupit B, edhe Vllaznia ka befasuar Ulpianën me rezultat 2:1 që është lidere e tabelës me 21 pikë të grumbulluara ndërsa kjo ishte fitorja e dytë për Vllaznin pas pesë humbjeve e dy barazimeve prej fillimit të edicionit.

Vjosa ka treguar forcën ndaj Ferizajit duke e mposhur me rezultat 2:1. Fitore ka shënuar edhe Kika ndaj 2 Korrikut me epërsi minimale 1:0.

Prishtina e Re ka ndarë pikët me Ramiz Sadikun kurse në derbin mes Vushtrrisë dhe Flamurarit nuk pati fitues.

Grupi A – rezultatet dhe renditja

Grupi B – rezultatet dhe renditja

Kosova me shumë fat në shortin e Kampionatit Ballkanik për të Rinjtë

Zhegrova fiton besimin e trajnerit, titullar në fitoren e Lille