Pas një pushimi të gjatë, në fundjavë është rikthyer në aksion Liga e Dytë e Kosovës në futboll.
Të premten u zhvilluan dy ndeshjet hapëse të xhiros së 16-të, shkruan Gazeta Olle.
Lideri i tabelës, Rilindja 1974 e ka filluar me fitore stinorin pranveror, duke e mposhtur Rilindjen në udhëtim me rezultat minimal, 1-0.
Në ndeshjen tjetër u takuan dy skuadrat që po luftojnë për mbijetesë. Gjakova deklasoi Minatorin, duke shënuar fitore me rezultat të thellë, 8-1.
Fitore të rëndësishme mori edhe KEK-u, që të dielën mposhti Bashkimin 3-0.
Ndërkohë, në ndeshjen e zhvilluar sot, Behari ka shënuar fitore të thellë ndaj Shkëndijes, me rezultat 5-2.
Rezultatet e plota të xhiros së 16-të:
Rilindja 0-1 Rilindja 1974
Gjakova 8-1 Minatori
KEK-u 3-0 Bashkimi
Dardania 3-1 Lepenci
Prizreni 0-1 Shkëndija
Behar 5-2 Sharri
Vëllazëria – Kosova VR / nuk ka informata.
Ndërsa ndeshja Vjosa – Dardanët është shtyrë për të marten për shkak të kushteve atmosferike. /Gazeta Olle/