Rezultatet e Ligës së Parë: Ballkani mposht Gjilanin

Gjilani e ka pësuar humbjen e radhës, duke u mposhtur kësaj radhe nga Ballkani me rezultat 3:1.

Fitore në Ligën e Parë kanë shënuar edhe Rahoveci që e mposhti KEK-un 4:2, Flamurtari që ishte më i mirë se Lepenci duke fituar 1:0 si dhe Vllaznia e Pozheranit që mori tri pikë ndaj 2 Korrikut, 1:0.
Flamurtari-Lepenci 1:0
Rahoveci – KEK-u 4:2
Vllaznia (P) – 2 Korriku 1:0
Ballkani – Gjilani 3:1