Onix e ka fituar derbin e xhiros së 15-të ndaj Istogut me rezultat 2-1.
Fitore tejet të rëndësishëm ka shënuar edhe A&N në Grupin A, pasi që në udhëtim e ka mposhtur Trepçën me rezultat 3-1.
Dueli tjetër në këtë grup ndërmjet Drenasit dhe Vëllaznimit ka përfunduar me rezultat të barabartë 1-1.
Ndërkohë në Grupin B, skuadrat kryesuese Ulpiana dhe Vitia kanë shënuar fitore tejet të rëndësishme përballë Ramiz Sadikut, respektivisht Vllaznisë së Pozheranit.
Ferizaj në ndeshjen tjetër të këtij grupi e ka mposhtur Dardanën.