Rezultatet e dy ndeshjeve të stinorit vjeshtor mes Prishtinës dhe Llapit

Derbi rajonal ndërmjet Prishtinës dhe Llapit do të ketë vëmendjen kryesore të javës së 23-të në Superligën e Kosovës.

Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë vendtakimi i dy skuadrave me objektiva të kundërta në këtë edicion.

Prishtinasit janë në formë fantastike të rezultateve dhe këtë ecuri kanë synim ta vazhdojnë edhe në takimin e sotëm.

Llapi vjen në kryeqytet e motivuar pas fitores ndaj Ballkanit (1:0) dhe objektiv kanë të shkaktojnë befasi.

Klubi më i trofeshëm kosovar, FC Prishtina në pesë takimet e fundit nuk dinë për humbje duke i radhitur të gjitha fitore.

Dy ndeshjet e këtij edicionin mes këtyre dy skuadrave, kanë sjell një barazim pa gola në kryeqytet, ndërsa Prishtina ka fituar në “Zahir Pajaziti” me rezultat 2:0.

Prishtina para kësaj ndeshje ndodhen në vendin e tretë me 44 pikë,ndërsa Llapi janë në vendin e shtatë me 26 pikë. /Gazeta Olle/