Gjilani në stadiumin me ‘bari sintetik’ mirëpret Arbërinë në kuadër të javës së 23-të të Suprligës së Kosovës.
Ecuria e dy skuadrave nuk është edhe aq e mirë në këtë gjysmë-sezon, e sot (e shtunë) pritet të jetë një ndeshje e zjarrtë për të marrë pikët maksimale.
Dy skuadrat nuk po kalojnë formë të mirë dhe këndelljen do ta kërkojnë në sfidën ndaj njëra-tjetrës.
Arbëria vjen pas humbjes ndaj Feronikelit me rezultat 3-0, ndërsa Gjilani pas një barazimi pa gola me Drenicën.
Në dy ndeshjet e zhvilluara mes këtyre dy skuadrave në vjeshtë, të dyja kanë nga një fitore.
Fillimisht Gjilani kishte fituar me rezultat 3:1 në ndeshjen e parë, ndërsa Arbëria u hakmor duke fituar në ndeshjen e dytë me rezultat 1:0.
Gjilani me 32 pikë mbanë pozitën e katërtë, ndërsa Arbëria me 26 pikë mban vendin e tetë. /Gazeta Olle/