Rezultatet e 13 ndeshjeve të fundit mes Gjilanit dhe Dritës, kjo skuadër ka fituar më shumë

Gjilani dhe Drita luajnë sot derbin e javës në mes njëra-tjetrës, raporton Gazeta Olle.

“Derbi i Anamoravës” ka pasur gjithmonë rëndësi jetike për skuadrat, por sot do të ketë rëndësi akoma më të madhe pasi që të dy skuadrat pretendojnë titullin dhe për të mbetur në hap me Ballkanin nevoitet vetëm fitorja në këtë duel.

Bastoret favorizojnë Dritën, teksa favorit të lehtë këtë skuadër e cilësojnë edhe rezultatet e 13 takimeve të fundit direkte.

Gjilani ka triumfuar vetëm 3 herë, 6 kanë qenë barazimet teksa 4 fitore i kanë arritur Drita.

Drita fitoren më të thellë në derbi e kanë arritur me rezultatin 3-1 ndërsa Gjilani ka triumfuar 2-0.

Ndeshja fillon në ora 13:30 dhe transmetohet direkt në KlanKosova dhe ArtSport1./GazetaOlle/