Rezultatet dhe tabela pas xhiros së nëntë në Ligën e Dytë

Ka përfunduar xhiro e nëntë në Ligën e Dytë të Kosovës në futboll. 

Skuadrat të cilat po synojnë inkuadrimin në Ligën e Parë, nuk janë befasuar gjatë kësaj jave, duke arritur fitore të rëndësishme, shkruan Gazeta Olle.

Bëhet fjalë për Dinamon që kryeson renditjen tabelare, dhe përcjellësit KEK-un dhe Kosova VR.

Hap fals në këtë javë bëri Prizreni që u mposht në shtëpi nga Dardanët.

Besa e Pejës vazhdon të mbetet skuadra e vetme pa pikë të fituara në këtë edicion.

Rezultatet e plota: 

Gjakova – Dinamo 0-3
Vitia – Rilindja 0-1
Prizreni – Dardanët 0-2
Lepenci – Shkëndija 1-3
Behari – Australia 1-0
Sharri – Kosova VR 2-4
Fortuna – KEK-u 0-2
Dardania – Besa 5-2

Ja si duket tabela pas xhiros së nëntë në Ligën e Dytë.

/Gazeta Olle/ 

 

Përjashton Argjentinën: Messi tregon favoritët e tij për ta fituar Kupën e Botës

Ramadani: Kam eksperiencën për të qenë lider në Kombëtare, të ardhmen time e shoh në Angli