Rezultatet dhe tabela pas pesë xhirove në Superligën U21, katër skuadra në krye me pikë të barabarta

Kanë përfunduar ndeshjet e xhiros së pestë në Bon Voyage Superligën e Kosovës U21 në futboll.

Ka qenë një xhiro shumë interesante me rezultate befasuese.

Prishtina dhe Liria kanë luajtur baras 0-0, derisa Drita ka pësuar humbjen e parë pasi është mposhtur 2-1 nga Fushë Kosova.

Fitore si vendas kanë marrë edhe Feronikeli ’74 1-0 ndaj Llapit, derisa Gjilani ka mposhtur Malishevën 3-2.

Tre pikë si mysafirë i ka marrë Ballkani që ka mposhtur me rezultat 0-2 Dukagjinin e Klinës.

Pas pesë xhirove në Superligën U21, katër skuadra si Prishtina, Drita, Liria dhe Ballkani janë në krye me pikë të barabarta nga 10.

Dukagjini i Klinës mbetet në vendin e fundit pa pikë pas pesë xhirove. /Gazeta Olle/ 

Peja triumfon ndaj Proton Cable Prizrenit

Ylli kompleton katërshen gjysmëfinale