Rezultatet dhe renditjet në dy grupet e Ligës së Parë

Janë zhvilluar të gjitha ndeshjet në kuadër të xhiros së 19-të në dy grupet e Ligës së Parë të Kosovës.

Në Grupin A, lideri Trepça 89 mposhti me lehtësi Besën e Pejës me rezultat 7-0, Liria nuk arriti më shumë se një barazim në shtëpi ndaj Drenasit ndërsa Phoenix arriti fitore minimale në shtëpi kundër Rahovecit.

Vëllaznimi humbi një nga ndeshjet më interesante në xhiron e 19-të në Ligën e Parë, duke u mposhtur në shtëpi me rezultat 2-3, Minatorët u mposhtën nga Istogu që arritën fitore tejet të rëndësishme në Mitrovicë.

 


Grupi A

————————————–

 


 

Në Grupin B, Ferizaji arriti fitore shumë të rëndësishme me rezultat 2-1 në shtëpi, Vushtrria beson akoma në rikthimin e elitës në futbollin kosovar pas fitores 3-1 ndaj Vllaznisë së Pozheranit.

Ramiz Sadiku dhe Kika ndanë pikët me rezultat 1-1, Flamurtari dhe Fushë Kosova ishin ekipet e vetme që fitun si mysafir në Grupin B. 2 Korriku 0-2 Flamurtari – Arbëria 1-2 Fushë Kosova.

Grupi B


Daja dhe Nuhiu afër për të shkruar historinë në futbollin kosovar

Bytyqi fantastik, shënon gol ndaj Fenerbahces (Video)