Rezultatet dhe renditja tabelare pas xhiros së tretë në Superligën e basketbollit kosovar

Kanë përfunduar katër duele interesante të xhiros së tretë në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll.

Dueli i parë është zhvilluar të shtunën ku Vëllaznimi pësoi humbje në  shtëpi kundër Proton Cable Prizren me rezultat të ngushtë 76-78, dy pikë të cilat ja mundësuan prizrenasve fitoren e parë këtë edicion.

Në anën tjetër Sigal Prishtina duket në formë të mirë pasi mposhti skuadren e Golden Eagle Yllit me rezultat të thellë 99-74, shkruan Gazeta Olle.

Istogu ka marrë fitoren e parë duke befasuar Bashkimin me humbjen e parë pas dy fitoreve me rezultat 83-77.

Derbi kryesor i javës u zhvillua të enjten ku dy rivalët kryesor Peja dhe Trepça u përballen ku në fund triumfoi Peja, duke u bërë ekipi i vetëm pa asnjë humbje. /Gazeta Olle/

John Chandler ‘MVP’ i xhiros së tretë në Superligën e Kosovës në basketboll

Kosova përballet me superfuqin e hendbollit në Prishtinë