Janë mbyllur në fundjavë ndeshjet e javës së 16-të në Lirimi Superligën e Kosovës në futsall.
Fillimisht, ndeshja e parë u zhvillua mes FC Trepçës dhe FC Drenicës, ku mysafirët fituan me rezultat 5-1.
FC Liqeni ka barazuar në shtëpi ndaj FC Malishevës me rezultat 3-3.
FC Rahoveci ka marr një fitore të madhe si mysafir i FC Minatorit duke trimfuar me rezultat 8-6.
FC Prishtina 01 ka mposhtur FC Vjosën me rezultat 6-4, ndërsa Mabetex Prishtina fitoi derbin lokal ndaj FC Prishtinës me rezultat 7-5.
Lufta pë pozitat e play-offit dhe mbijtesë do të vazhdojë të jetë e fortë edhe në dy ndeshjet e fundit.