Rezultatet dhe renditja pas javës së 12-të në Ligën e Parë, grupet A dhe B

Janë mbyllur të gjitha ndeshjet e javës së 12-të në Ligën e Parë, ku nuk munguan derbit dhe golat.

Në Grupi A, Drenica ka vazhduar me fitore, duke marr tri pikë kësaj radhe si mysafir ndaj Istogut me rezultat 2-0.

Liria ka arritur të mposht Trepçën ‘89 në shtëpi me rezultat 2-0.

Trepça ka vazhduar me formë të mirë dhe vazhdon të jetë në kontakt me kreun, pas fitores bindëse ndaj Rahovecit me rezultat 4-1.

Rilindja 74 ka marr fitore ndaj Mitrovicës me rezultat 2-1, ndërsa Vëllaznimi dhe Besa kanë ndarë pikët pas barazimit 0-0.

Drenica është i lider me 28 pikë, ndërsa pas tyre vijnë Trepça me 24 pikë dhe Vëllaznimi me 23 pikë.

Trepça ‘89 është i katërta me 19 pikë, ndërsa Besa e Pejës është e pesta me 19 pikë.


Sa i përket Grupit B, derbi mes Vushtrrisë dhe Prishtinës së Re u mbyll pa fitues, me rezultatin 1-1.

Ramiz Sadiku ka marr fitore të rëndësishme ndaj Fushë Kosovën me rezultat 3-0.

Fitore ka marr edhe 2 Korriku që mposhti Vjosën me rezulta7 2-1.

Dinamo e Ferizajt ka barazuar në shtëpi ndaj KEK-ut me rezultat 2-2.

Derbi i skuadrave të fundit në renditje mes Flamurtarit dhe Kikës u mbyll pa fitues me rezultat 0-0.

Prishtina e Re mbetet lider me 39 pikë, ndërsa pas tyre janë Vushtrria dhe Dinamo me nga 24 pikë.

KEK- është ngjitur në pozitën e katërt me 20 pikë. /

Zymer Bytyqi në formë të shkëlqyer, asiston në barazimin e CSKA Sofjes

Limani flet pasi shpëtoi Prishtinën nga humbja në Podujevë