Rezultate befasuese në ndeshjet e zhvilluara sot në Ligën e Dytë

Sot janë zhvilluar tri ndeshje në kuadër të javës së pestë në Ligën e Dytë.

Vjosa është njoftuar me humbjen, pasi është mposhtur në udhëtim te Shkëndija me rezultat 3-1, shkruan Gazeta Olle.

Shkëndija mbetet skuadra e vetme pa humbje në edicionin e ri, duke u renditur në vendin e tretë, një pozitë më poshtë se Vjosa.

Rilindja ka shënuar fitore ndaj Minatorit me rezultat minimal, 1-0, dhe tani gjendet në vendin e parë në tabelë me 12 pikë.

Në ndeshjen tjetër, Sharri ka mposhtur Gjakovën në shtëpi me rezultat 4-2.

/Gazeta Olle/

Rikthehen përplasjet e tensionet në futbollin shqiptar (VIDEO)

Zyrtare: Ahmeti dhe Berisha përforcojnë FC Prishtina 01