Rezultate befasuese dhe luftë e madhe për ngjitje në Superligë – përfundon xhiro e 12-të në dy grupet e Ligës së Parë

Të shtunën kanë përfunduar të gjitha duelet e Ligës së Parë në Grupin A dhe Grupin B të vlefshme për xhiron e 12-të, ku rezultatet befasuese nuk kanë munguar.

Te Grupi A, Drenica befasoi me humbjen që ia shkaktoi Dinamos me rezultat të thellë 3:0. Edhe pse kjo ishte humbja e parë e Dinamos këtë edicion, përsëri po vazhdon kryesimin në tabelë me 27 pikë pas 12 xhirove.

Në Gjakovë, përballja mes Vëllaznimit dhe Phoenix përfundoi me rezultat të barabartë 1:1. Gjakovarët me një pikë të fituar në shtëpi kanë grumbulluar 13 pikë, kurse Phoenix ndodhet në pozitën e fundit në tabelë me vetëm tetë pikë.

Me rezultat të njejtë 1:1, është mbyllur edhe ndeshja e Rahovecit me Trepçën ’89. Me këtë barazim, Rahoveci gjendet në pozitën e gjashtë, ndërsa Trepça ’89 ka tre pikë më shumë, në pozitën e tretë.

Suhareka u tregua e fortë për Trepçën, pasi i mposhti me rezultat të thellë 4:0. Suharekasit u kthyen te fitorja pas tre ndeshjeve kurse mitrovicasit kanë katër ndeshje që nuk dinë për fitore.

Me barazim u mbyll edhe loja mes Rilindjes 1974 dhe Istogut. Dy ekipet shënuan nga një gol për rezultatin përfundimtar 1:1. Ky barazim i mban afër fundit të tabelës dy skuadrat, duke marrë parasysh që Rilindja 1974 ka vetëm dy pikë më shumë se Istogu që është në vendin e nën.

Sa i përket Grupit B, edhe Kika e ka befasuar Ulpinanen 1926 me rezultat 3:1. Kika ka vetëm 12 pikë në pozitën e tetë, për dallim nga Ulpiana që ka grumbulluar 24 pikë dhe gjendet në pozitën e tretë të tabelës.

Ferizaji ka fituar edhe ndeshjen e tretë radhazi ndaj Flamurtarit me rezultat bindës 4:1. Këto pikë të fitores, e afrojnë Ferizajin për gjashtë pikë me liderin e Grupit B, kurse Flamurtari pas 12 xhirove ka po aq pikë.

Prishtina e Re triumfoi në duelin me Vllaznin, këto tre pikë i ndihmojnë kryeqytetasve të jenë lider në grupit B, për dallim nga Vllaznia që ndodhet në pozitën e fundit.

E para shikuesve të vet, Vushtrria u mposht nga Vjosa me epërsi minimale. Vushtrria ka dy fitore, tri barazime dhe shtatë humbje, ndërsa Vjosa ka fituar tetë ndeshje, një ka barazuar dhe tri i ka humbur.

Në duelin mes 2 Korrikut dhe Ramiz Sadikut nuk pati fitues e as gola. /Gazeta Olle/

 


Rezultatet dhe tabela në Grupin A:


Rezultatet dhe tabela në Grupin B:  

 

 

 

 

 

 

Spektakël në Gjakovë, Vëllaznimi ia shkakton humbjen e parë Pejës

Kosova e gatshme për ndeshjen me Izraelin, Dardanët optimistë për fitore