Rezultat i thellë, miqësorja mes skuadrave kosovare përfundon 7-0

Fitore me rezultat të tillë rrallë herë kemi parë në një takim miqësor.

Skuadra e Illyria United nga Podujeva ka triumfuar sot me rezultat të thellë, shkruan Gazeta Olle.

Ata fituan me rezultatin përfundimtar 7-0 kundër skuadrës me emrin Shqiponjat.

Të dyja këto ekipe bëjnë gara në Ligën e Tretë të Kosovës në futboll.

Illyria United ka objektiv të inkuadrohet në një divizion më të lartë./GazetaOlle/