Rezultat i papritur, shënohet plot 11 gola në ndeshjen e Ligës së Dytë!

Ka përfunduar ndeshaj e xhiros së shtatë në Ligën e Dytë, ndërmjet Sharrit dhe Minatorit.

Në këtë përballje janë shënuar plot 11 gola, shkruan Gazeta Olle.

Sharri ka shënuar fitore me rezultat të thellë 8-3.

Skuadra nga Hani i Elezit me këtë fitore ngjitet në kuotën e 13 pikëve.

Në anën tjetër, Minatori mbetet me nëntë pikë, momentalisht në vendin e nëntë në tabelë.

Ishte kjo ndeshja e vetme në program e cila u zhvillua sot në kuadër të Ligës së Dytë.

/Gazeta Olle/

 

Presidenti Ademi vendos lule të freskta te varri i ish-presidentit të UEFA-s, Lennart Johansson

Suedi – Kosovë, publikohen formacionet zyrtare