Rezultat i pabesueshëm në futbollin kosovar, skuadra vendase fiton 19:0

Është mbyllur sezoni vjeshtor në elitën e futbollit të femrave në Kosovë.

KFF Mitrovica ka marrë një fitore të jashtëzakonshme ndaj KFF Jakovas me rezultat të pabesueshëm 19:0.

Reprezentuesja kosovare Kaltrina Biqkaj ka shënuar shtatë gola në këtë sfidë, derisa Zeka realizoi pesë të tjerë.

Me nga dy gola kontribuan Emerllahu e Fejza, derisa në listën e realizatoreve u futen edhe Halilaj, Musaj e Syla.

Kujtojmë se në ligën e femrave ndodhin shpesh rezultate të tilla dhe KFF Jakova ka qenë ‘viktima’ e dy të tjerave.

Jakova ishte mposhtur nga Mitrovica 0:25 derisa EP-Com Hajvalia e kishte mposhtur skuadrën e njëjtë me rezultat 32:0.

Me këtë fitore KFF Mitrovica është kampione vjeshtore në Superligën e femrave në Kosovë. /Gazeta Olle/

Spektakël në kryeqytet, Prishtina mposht Trepçën pas dy vazhdimeve

Argjentina merr frymë lirshëm, Messi bashkohet me grupin në stërvitje