Rezultat i çmendur, vashat angleze triumfojnë me rezultat 20:0

Anglia u përballë sonte me Letoninë në kuadër të kualifikimeve të Kupës së Botës.

Vajzat angleze shkatërrua ato letoneze duke i mposhtur me rezultat 20-0.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 8-0, derisa në 45 minutat e dytë futbollistet angleze shënuan edhe 12 gola të tjerë.

Kombëtarja e Anglisë është duke shkëlqyer në këto kualifikime ku pas gjashtë ndeshjeve të luajtura kanë gjashtë fitore dhe prijnë në tabelë në grupin D.

Në gjashtë duele të luajtura, vashat angleze kanë shënuar plotë 53 gola e nuk kanë pësuar asnjë.

Kur kanë mbetur vetëm edhe katër ndeshje të luhen në kualifikime, Anglia është shumë afër të sigurojë një vend në Kampionatin Botëror për femra.

Juventusi rikthehet te fitoret në Itali, mposhtë në udhëtim Salernitanan

Mourinho e lavdëron Marash Kumbullën: Bën punë të madhe edhe kur luan vetëm një minutë