Rezultat 15:2 në futbollin e Kosovës!

Lepenci i Kaçanikut ka luajtur ‘hendboll’ me skuadrën e Kastriotit, ndeshje që vlente për javën 18 të Ligës së Dytë (Grupi B).

Kaçanikasit kanë shënuar hiq më pak se 15 gola në portën e mysafirëve, shkruan GazetaOlle.com.

Rezultati në fund ishte 15:2.

Lepenci pesë vjet më parë garonte në Superligën e Kosovës.