Rey Manaj ka qenë vendimtar në fitoren e Sivassporti në udhëtim te Adana Demirspor, që përfundoi 4-2 në kuadër të javës së 10-të në elitën e futbollit turk.
Pas 13 minutash lojë, vendasit kaluan në epërsi me golin e Barasit që u asistua prej Manev.
Vetëm tre minuta më vonë, Guler dyfishoi epërsinë e skuadrës së tij, ndërsa Burak ishte në rolin e asistuesit.
Koita e ngushtoi epërsinë e Adanas, kur realizoi për 2-1 në minutën e 38-të, me asistimin perfekt të Moutoussamys.
⚽️GOAL🇹🇷 | Adana Demirspor 2-3 Sivasspor | Rey Manaj
Sivasspor comeback from 2-0!pic.twitter.com/BQdQdo8lh7
— Goals Xtra (@GoalsXtra) October 25, 2024
Për 2-2 u përkujdes Rodrigues (61’), duke tregua se nuk do të dorëzoheshin deri në fund.
Pesë minuta më vonë, Rey Manaj përmbysi shifrat në 3-2, ndërsa tifozët mysafir ishin të zjarrtë mes festën e tyre nga goli i sulmuesit shqiptar.
Sivasspori realizoi edhe golin e katërt për 4-2 në minutën e 88-të, duke marrë tri pikë të mëdha.
Pas javës së dhjetë, Sivasspori gjendet në vendin e shtatë me 14 pikë, ndërsa për Manajn ishte goli i katër deri më tani këtë sezon.
⚽️ Sivasspor formasıyla 22. golü.#ReyManaj pic.twitter.com/ZLkUJMhYzi
— Puskas Sports (@PuskaSports) October 25, 2024