Rey Manaj shënon gol për Spezian në Serie A

Rey Manaj ka shpërblyer më së miri besim e trajnerit.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, gjeti rrugën e rrjetës me fanellën e Spezias, në sfidën ndaj Salernitanës të vlefshme për Serinë A. Një duel i “çmendur”, ku në harkun kohor të 13 minutave u realizuan plot tre gola.

Verdi ishte ai që hapi serinë e golave duke kaluar në avantazh Salernitanën në minutën e 3-të, teksa Manaj, vendosi baraspeshën e përkohshme në minutën e 12-të, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë. Ky ishte goli i dytë në Serinë A për lushnjarin.

Baraspesha zgjati vetëm 4 minuta, pasi ishte sërish Verdi, ai që në minutën e 16-të, realizoi golin e dytë. Në minutën e 30-të u akordua një tjetër penallti për Specian, e fituar nga Manaj. Kësaj here ishte Daniele Verde, që me miratimin e sulmuesit shqiptar shndërroi në gol këtë penallti, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej në barazim 2-2.

 

Kjo përballje startoi në orën 20:45 dhe është ende duke u luajtur…

Kjo është shqiptarja e vetme që ndiqet nga Cristiano Ronaldo në Instagram

​Batatina: Në “Zahir Pajaziti” do të zhvillohen edhe ndeshje ndërkombëtare