Rey Manaj i shënon edhe Fenerbahces – mesazh Sylvinhos para Euro 2024

Futbollisti shqiptar Rey Manaj, po kalon ditët më të mira që prej se u transferua tek Sivasspori në Turqi si agjent i lirë.

Sulmuesi 26-vjeçar shënoi golin e vetëm të skuadrës së tij në humbjen me rezultat 4-1 ndaj Fenerbahces duke çuar një sinjal të qartë në drejtim të përzgjedhësit Sylvinho.

Manaj shënoi në minutën e 50-të të ndeshjes për të ngushtuar epërsinë në 2-1, pas asistimit të Samu Saiz.

Ky ishte goli i pestë i Manajt në këtë edicion të ri të garave në elitën e futbollit turk, teksa kujtojmë që xhiron e kaluar kishte shënuar dy super gola ndaj Trabzonsporit.

https://twitter.com/FootColic/status/1731737991427551656

Ai siç duket tani ka gjetur rehatinë dhe është përshtatur mjaft mirë në kampionatin turk duke lënë prapa vetes vështirësitë me të cilat ishte përballur në të kaluarën.

Kujtojmë se Manaj ishte për më shumë se pesë muaj lojtar i lirë pas largimit nga Watfordi, andaj kjo bëri që ai të humb vendin e tij në përbërjen e kombëtares së Shqipërisë.

Sidoqoftë, nëse ai vazhdon me këtë ritëm të golave do të ketë mundësi reale që të marrë ftesën e përzgjedhësit brazilian Sylvinho, për të qenë pjesë e Shqipërisë në Euro 2024.

Kosova në vazon e dytë në Ligën C të Kombeve, këta janë kundërshtarët e mundshëm

Shqipëria cakton ndeshje miqësore me Zvicrën në Zurich