Rey Manaj drejt transferimit në elitën e futbollit portugez

Rey Manaj drejt transferimit në kampionatit portugez.

Sulmuesi shqiptar, pjesë e Barcelonës B, pritet t’i bashkohet ekipit të Famalicaos sezonin e ardhshëm.

Klubi portugez, sipas medieve luzitane, ka arritur marrëveshjen me Barcelonën për huazimin e sulmuesit 24-vjeçar shqiptar.

Në fund të sezonit, në fakt, Famalicao do të ketë opsionin e blerjes së kartonit të futbollistit.

Sezonin e kaluar, me Barcelonë B, Rey Manaj luajti në 22 ndeshje dhe shënoi 14 gola në kampionat. /Gazeta Olle/

 

Eroll Salihu tregon kur do të inaugurohet shtatorja e Fadil Vokrrit

Muja flet për aventurën te Drita dhe ndeshjen me Feyenoordin