Rexhepi: Fati nuk ka qenë në anën tonë, pavarësisht lojës së mirë që po bëjmë

Trajneri i Feronikelit 74, Xhengis Rexhepi, ka thënë se nuk po i shfrytëzon rastet për gol dhe nuk kanë pasur fat, pavarësishtë lojës së mirë.

“Jam lodhur duke dhënë deklarata vazhdimisht se po luajmë mirë. Po çalojmë te goli. Ne kishim rastet tona dhe nuk i shfrytëzuam. Provuam edhe nga loja, por për nga angazhimi, unë mburrem me futbollistët që i drejtoj. Ne deshëm ta fitojmë lojën, por në ballafaqimet e fundit edhe fati nuk ka qenë në anën tonë, pavarësisht lojës së mirë që po bëjmë”, është shprehur Rexhepi për “ArtMotion”.

Shala: Drita na mposhti me një gol nga pozita që e kishim stërvitur

Egbo: Kishim mundësi të fitonim ndeshjen me rastet që kishim