Rexhepi klubeve: Po gaboni me përgatitjet në vendet bregdetare

Skuadrat në futbollit në Kosovë, zakonisht fazat përgatitore jashtë vendit i kryejnë në vendet bregdetare.

Mirëpo, a është një gjë e tillë e preferueshme sipas mjekësisë, këtë përgjegjje e dha për Gazetën ‘Olle’, specialisti i mjekësisë sportive, Agron Rexhepi.

“Faza përgatitore duhet të bëhet në viset malore në lartësi mbidetare deri në 1500-1600 metra. Preferohet mbi 2000 metra. Në këtë mënyrë, shtohet vëllimi i gjakut derisa në përgatitjet në bregdet, ulet vëllimi i gjakut. Nëse ekipet përgatiten në vende malore, qendrusheshmëria është më e madhe për sportistët”, ka deklaruar Agron Rexhepi.