Rexhepi: Kemi pasur mundësi ta fitojmë ndeshjen

Trajneri i Feronikelit 74, Xhengis Rexhepi, ka theksuar se pas barazimit me Prishtinën se barazimi ishte rezultati real dhe futbollistët treguan karakter dhe kualitet.
“Duke e parë lojën, realisht Feronikeli ka luajtur lojë më të mirë, por duke i parë edhe rastet, mendoj se barazimi ishte epilog real. Kemi pasur probleme sepse nuk nisëm mirë. Pas minutës së 10-të, e kontrolluam ndeshjen, patëm rastet e shënimit. Nuk duhet të harrojmë që Prishtina është skuadër e fortë dhe është e rëndë të luash ndaj Prishtinës. Futbollistët e mi i përgëzoj për karakterin dhe kualtetin që shfaqën. Me plot meritë morëm barazimin dhe me lojë kemi qenë më mirë. Kemi pasur mundësi edhe ta fitojmë ndeshjen”, u shpreh fillimisht Rexhepi për “ArtMotion”.

Ai shtoi se Feronikeli po punon dhe po e ngrit nivelin vazhdimisht.

“Duke marrë parasysh se nisëm sezonin në Hajvali ndaj Prishtinës, ai Feronikel dhe ky tani, kanë dallim si nata me ditë. Kjo tregon punën që kemi bërë. Sot kemi qenë me lojë në nivelin e duhur. Jemi skuadër që jemi futur në Superligë, por dallimi është një apo dy pikë me skuadrat tjera. Jemi në rrugë të mirë por nuk duhet të kënaqemi me këtë. Duhet të punojmë për t’u paraqitur edhe më mirë”, deklaroi Rexhepi.

Curri: Jemi nën presion sepse u bënë gjashtë barazime

Maroku do ta ndërtojë stadiumin më të madh në Afrikë