Rexhepi i lumtur me fitoren e parë të Niklit në Superligë

Feronikeli ’74 shijoi fitoren e parë në Albi Mall Superligën e Kosovës, pasi pas dy humbjesh, morën tri pikët e para.

Skuadra nga Drenasi triumfoi 1-0 në shtëpi ndaj Gjilanit, duke shënuar në pesë minutat e mbetur të kohës së rregullt.

Pas ndeshjes, trajneri Xhengis Rexhepi ka thënë se ekipi i tij arriti një fitore të madhe.

“Ishte fitore e rëndësishme pas dy disfatave në udhëtim. Ishte ndeshje e vështirë, pasi nuk kishim njohuri për kundërshtarin”, ka deklaruar ai për ArtSport.

“Kemi bërë përgatitje për aq sa kishim informacione. E dinim se do të ishte ndeshje e rëndë, pasi Gjilani është në riorganizim”.

“Pjesa e parë ishte disi më e barabartë, por në pjesën e dytë ishim më kërkues dhe shënuam golin e fitores”, ka potencuar më tej Rexhepi.

Mezani: Luajtëm më mirë se ndeshjen e kaluar, ky ekip ka karakter dhe më jep shpresë

Alirifa: Prishtina fitoi me meritë, nuk jam i kënaqur me lojën e skuadrës time