Rexhepi i kënaqur me lojën e futbollistëve të tij, por jo me rezultatin

Feronikeli ’74 nuk ka arritur më shumë se një pikë në kuadër të xhiros së 13-të përballë Malishevës, duke luajtur baras 0-0.

Vendasit patën më shumë nga loja duke krijuar raste të mira shënimi, por pa sukses.

Madje në minutën e fundit të pjesës së parë, Jakup Berisha i vendasve humbi edhe penalltinë.

Trajneri i Feronikelit ’74, Xhengis Rexhepi ka thënë pas ndeshjes se skuadra e tij ishte shumë më e mirë në fushë dhe është i lumtur me lojën e treguar nga futbollistët e tij.

“Skuadra më e mirë në fushë sot ishte Feronikeli 74. Kemi humbur penalltinë si zakon që e kemi. Thjeshtë, skuadra ka bërë krejt çka duhet të bëj”.

“Problemi i dytë është që kundër Malishevës kemi thënë se duhet pasur kujdes sepse ka lojtarë të shpejtë dhe këtë e kemi analizuar mirë. I kemi mbuluar mirë kundërshtarët duke i dyfishuar. Tjetër rrezik nga Malisheva nuk ka pasur”.

“Por, në futboll është se nëse nuk mund ta fitosh ndeshjen, nuk duhet të humbësh. Nuk patëm nevojë të rrezikonim më shumë. Nga loja e treguar jam i kënaqur. Humbëm shumë raste, por dolëm në shumë raste”, ka thënë Rexhepi. /Gazeta Olle/

Kida thotë se barazimi ishte rezultat real

Bayerni duhet të paguaj një shumë të lartë për ta rikthyer në Gjermani talentin shqiptar