Rexhbecaj ka debutuar zyrtarisht me Kombëtaren e Kosovës në ndeshjen ndaj Rumanisë.
Mesfushori nuk arriti të shijonte fitore në debutim, por bëri një paraqitje solide në këtë përballje, shkruan Gazeta OLLE.
Pas ndeshje Rexhbecaj ka reaguar në rrjetet sociale duke shkruar:
“Dje, për mua ishte një moment i veçantë, loja e parë me fanellën e Kosovës. Jam krenar që kam mundësinë të përfaqësoj vendin tim.
Rezultati nuk ishte ai që të gjithë e dëshironim, dhe për këtë ju kërkojmë falje.
Por jemi të vendosur të kthehemi më të fortë! Na presin sfida përpara. Me përkushtim, dedikim dhe punë do të arrijmë më të mirën.
Ky ishte postimi i mesfushorit në rrjetet sociale.