Ka përfunduar edhe xhiroja e 20-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Në këtë xhiro, skuadra kampione e Kosovës, Drita, është befasuar në Gjilan nga skuadra mitrovicase, Trepça ’89.
Këtë ndeshje e ka komentuar edhe ‘bomberi’ i gjilanasve, Kastriot Rexha, i cili ka treguar edhe faktorët e humbjes.
“Për ne ka qenë një humbje e rëndë, e kemi humbur edhe kryesimin, pasi dihet se luftojmë vetëm për titull”, ka thënë Rexha në “ATV”.
“Kemi pasur shumë mungesa, fusha ka qenë e papërshtatshme për skuadrën tonë dhe këta janë disa nga faktorët e humbjes”, tregoi ai.
“Nuk është justifikim humbja. Për Trepçën ’89 ishte një fitore shumë e rëndësishme”, shtoi “bomberi” kosovar.