Rexha: Ndjekim titullin dhe kupën

Kastriot Rexha beson shumë në skuadrën e tij. Sulmuesi prishtinas i Besës insiston se pejanët do të luftojë deri në fund në të dy frontet, në titull dhe në kupë.

“Ne jemi shumë të interesuar që ta ndjekim titullin, po ashtu jemi në garë edhe për kupën. Ne jemi pretendent për titull dhe besoj që jemi një skuadër e cila do të jetë shumë e vështirë për tu kaluar. A premtoj gola? Gjithçka që mund të them është se premtoj angazhim maksimal këtë edicion”, deklaroi Rexha për Gazetën Olle.

I pyetur për kundërshtarët e Besës në luftën drejt titullit, sulmuesi jep një përgjigje diplomatike, duke i respektuar të gjithë rivalët.

“Mendoj që Prishtina është rivali kryesor, por aty janë edhe Hajvalia, Feronikeli dhe Trepça ’89, që janë të të rrezikshme dhe nuk dorëzohen lehtë”, përfundoi Rexha.

Ai është transferuar këtë edicion në “Shahin Haxhiislami”, ndërsa vjeshta i ka mjaftuar për t’u bërë i padiskutueshëm në formacionin e pejanëve. /Gazeta Olle