Rexha: Goli im …

Heroi i Besës në shumë takime në vjeshtë, vazhdon të jetë i njëjti edhe në pranverë. Kastriot Rexha ka arritur të gjejë rrjetën e tetë personale në këtë kampionat kundër Trepçës, duke i dhënë fitoren e shtatë në këtë kampionat për pozitën e katërët.

“Ka qenë një lojë e vështirë për ne. Kemi pas probleme shumë me formacionin pasi nuk kemi luajtur me formacionin që jemi përgaditur gjatë gjithë fazës për shkak të dëmtimeve. Mirëpo kemi jep maksimumin në këtë ndeshje dhe më e rëndësishmja është tre pikët të cilat i kemi marrë”, tha Rexha për ‘Gazetën Olle’.

Rexha thotë se goli i jep vetëbesim edhe atij edhe Besës.

“Goli i rëndësishëm shumë, jo për vlerën e një goli po për nismën e mire të kampionatit dhe vetëbesimin të cilin mund ta fitojmë pas këtij goli që erdhi në fund të ndeshjes”.