Revolucion te Drita, pesë lojtarë sot u përshëndetën me klubin dhe janë tani të lirë

photo by: @Shpend Ahmeti

Drita ka mbyllur një tjetër sezon pa trofe, dhe pritet një revolucion në klubin bardhekaltër.

Ditën e sotme Drita e mbylli sezonin 2023/24 me barazim ndaj Malishevës 1-1.

Pas kësaj ndeshje aventurën te Drita e kanë mbyllur plot pesë futbollistë.

Blend Baftiu është larguar nga gjilanasit pas dy viteve qëndrim me fanellën bardhekaltër.

Nga Drita është larguar edhe një nga mbrojtësit më perspektiv në vend, Leonat Vitija.

Sulmuesi i talentuar anësorë Albin Prapashtica është i larguar i radhës nga gjilanasit.

Ndërkohë dy emrat e tjerë që janë përshëndetur me Dritën janë mbrojtësi Astrit Thaqi dhe sulmuesi i ardhur në janar, Samson Ebuka Obioha. /Gazeta Olle/ 

Lulzim Peci drejt transferimit te Llapi

Toni Kroos merr gardë nderi nga shokët e Real Madridit, tifozët me koreografi brilante në “Santiago Bernabeu”