Reus po frikësohet

Marco Reus ka mbetur shumë i zhgënjyer me performancën e skuadrës së tij kundër Kolnit, duke thënë se ata do të dështojnë nëse vazhdojnë të luajnë në këtë mënyrë.

Marco Reus ka thënë se skuadra e tij duhet të luajë më mirë seas kundër Kolnit në ndeshjet e ardhshme nëse dëshiron të arrijë diçka në këtë sezon.

“Ne kemi mundur të luajmë shumë më mirë sot. Kolni luajti mirë, sidoqoftë unë mendoj se lëvizjet tona nuk ishin të mjaftueshme gjatë pjesës së parë”.

“Nuk i kemi shfrytëzuar rastet dhe ishte një ndeshje shumë e vështirë. Ne mund të dështojmë nëse vazhdojmë të luajmë në këtë mënyrë”, tha mesfushori gjerman për faqen zyrtare të Bundesligës.