Reus i qetë: Ja për çfarë luftojmë

Ylli i Borussia Dortmundit, Marco Reus, ka deklaruar se skuadra e tij nuk është duke luftuar për mbijetesë në Bundesligë. “Muajin e kaluar ne kemi biseduar rreth luftës për mbijetesë. Mendoj se tani jemi përgjigjur mirë dhe realizuam katër fitore rradhazi, që është tejet e rëndësishme. Ne nuk do të luftojmë për mbijetesë, edhe pse do jetë e vështirë t’i arrijmë klubet përpara nesh”, tha gjermani.