Kaloni në dark mode që është më i butë për sytë tuaj gjatë natës.

Kaloni në light mode që është më i butë për sytë tuaj gjatë ditës.

Kaloni në dark mode që është më i butë për sytë tuaj gjatë natës.

Kaloni në light mode që është më i butë për sytë tuaj gjatë ditës.

Resuli ka besim te grupi: Shqipëria mund të synojë kualifikimin

Kombëtarja shqiptare e Futsallit është grumbulluar prej disa ditësh në Kosovë ku po përgatitet për ndeshjet e fazës para-eliminatore të Botërorit të Futsallit 2024. Shorti e ka vendosur Shqipërinë në Grupin E së bashku me Suedinë, Andorrën dhe Austrinë.

Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në Suedi nga data 4 deri në 13 prill, me suedezët që janë përzgjedhur si organizatorë të turneut.

Më 7 prill kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Suedisë, ku më 9 prill Shqipëria do të zhvillojë ndeshjen e parë ndaj Andorrës, ndërsa një ditë më pas, më 10 prill do të ketë përballë Austrinë. Ndeshja e tretë dhe e fundit e kuqezinjve që do të përmbyllë këtë fazë do të jetë ajo ndaj vendit organizator, Suedisë, më 12 prill. Sipas rregullores, në këtë fazë kualifikohen dy skuadrat e para të çdo grupi.

Trajneri Erind Resuli ka thirrur 15 lojtarë për këto ndeshje, ndërkohë që ai shprehet optimist për rezultatet që mund të marrë kjo skuadër në këtë fazë të Botërorit. Duke folur për Fshf.org, tekniku kuqezi shpreh bindjen se Shqipëria mund të synojë kualifikimin për në fazën tjetër, teksa flet edhe për mungesat që ka përfaqësuesja e futsallit.

“Po përgatitemi seriozisht për ndeshjet e fazës para-eliminatore të Botërorit të Futsallit 2024. Kushtet në Kosovë janë shumë të mira dhe skuadra është stërvitur me seriozitet. Sigurisht rivalët që kemi përballë janë të vështirë dhe do të jetë një garë shumë e fortë. Kemi disa mungesa nga grupi kryesor i lojtarëve siç janë Júlio César Marinho de Mello, Rei Karaja dhe Narcis Alibegu, që në fakt na prishin punë, sepse janë lojtarë të rëndësishëm për ne”, – tha Resuli, duke vlerësuar edhe përgatitjet që po zhvillon skuadra.

“Që nga dita e parë e grumbullimit kemi zhvilluar dy seanca stërvitore në ditë dhe gjithçka deri tani ka shkuar sipas programit, nuk kemi as lojtarë me probleme fizike. Një tjetër aspekt i rëndësishëm është edhe fakti që të gjithë lojtarët për fat të mirë janë në aktivitet me klubet e tyre dhe kanë luajtur rregullisht. Patjetër që objektivi ynë është kalimi i grupit dhe unë kam shumë besim te skuadra ime. Jam i bindur që do të bëjmë tre ndeshje shumë të mira dhe duhet ta synojmë patjetër të arrijmë rezultate pozitive. I kemi të gjitha mundësitë për të synuar kualifikimin në këtë fazë, pasi edhe ekipin e kam parë në formë të mirë”, – deklaroi ndër të tjera trajneri i Shqipërisë së futsallit, që me datë 7 prill do të udhëtoj drejt Suedisë për ndeshjet zyrtare.

Ballkani merr fitore në tavolinë, Drita mban rekordin e 29 ndeshjeve pa humbje

Drejtori sportiv i Dritës përfundon në disiplinë për dy arsyeje

close