Reprezentuesi i Finlandës: Kosova nuk më ftoi kurrë

Sulmuesi kosovar Erfan Zeneli, po kalon nëpër një formë shumë të mirë në Kampionatin e Finlandës me skuadrën HJK Helsinkit. Formë të mirë ka kaluar edhe në vitet e fundit si në Finlandë ashtu edhe në Izrael me Maccabi Tepah Tikva.

Zeneli rrëfehet për gazetën tonë. “Synimet me Helsinkin janë që ta fitojmë kampionatin dhe Kupën e Finlandës, dhe të luajmë në Ligën e Kampionëve ose në Ligën e Evropës, sikurse luajtëm vitin e kaluar”, ka thënë për Gazetën ‘Olle’, Erfan Zeneli duke shkuar: “Dua që së pari të jem shëndosh e mirë dhe të shpallem lojtari më i mirë në ligë dhe pastaj kam gjasa që të dal në liga edhe më të forta”.

28-vjeçari luan edhe për Përfaqësuesen e Finlandës. “Tash e disa vite po them jam gati të luaj për Kosovën mirëpo tashmë jam pjesë e Finlandës. Kosova nuk më ftoi kurrë”, shtoi ai.

Në pyetjen sa a është gati që edhe tani të luaj për Kosovën, ai tha se pasi është pjesë e Finlandës, nuk do të vijë për ndeshje miqësore por vetëm kur Federata e Kosovës të pranohet në FIFA e UEFA.