Renova – Malisheva, përfundon miqësorja me këtë rezultat

Renova dhe Malisheva kanë zhvilluar ndeshje kontrolluese në Strugë.

Përballja është mbyllur në barazim pa gola, 0-0, shkruan Gazeta Olle.

Ishte kjo miqësorja e parë në Strugë për skuadrën e Malishevës, e cila edicionin e fundit u promovua në Superligën e Kosovës.

Kaltërebardhët kanë njoftuar edhe për disa miqësore të tjera në vazhdim, por nuk i kanë zbuluar klubet me të cilat do të testohen.

/Gazeta Olle/ 

Kosova mposhtet nga Irlanda

Ernest Muci e bën sefte me Legian, shënon një gol kryevepër në ndeshjen e parë të kampionatit (Video)