Renova fiton derbin shqiptar

Renova ka mposhtur Shkëndijën, në derbin shqiptar të luajtur në Tetovë. Të dyja skuadrat nga ky qytet dhuruan futboll të mirë, por edhe karton të kuq.

Renova fitoi 1:0, me golin e E.Ramadanit. Ndërkohë, për Shkëndijën, që luante si vendas, nga loja u përjashtuan Polozhani e Berisha, për shkak të kartonëve të kuq.

Nga Shkëndija javë më parë u largua trajneri Ardian Kozniku. (Gazeta Olle)