Renditja: Feronikeli kryeson i vetëm, Trepça ’89 e treta

Pas pesë ndeshjeve të javës 24 të zhvilluara sot, renditja ndryshon në pjesën e epërme. Tani Feronikeli kryeson i vetëm.

Kampionët në fuqi kanë tubuar 47 pikë, derisa Hajvalia ngec në 44 pas humbjes nga Liria.

Befason 89-shi që ngjitet në vendin e tretë me 38 pikë. Prishtina pas fitores ndaj Llapit kalon në kuotën e 30 pikëve, vetëm një më pak se Drenica e Liria që ndodhen në vendet për t’i ikur barazhit.

 

Rezultatet

Liria – Hajvalia                    3:0

Drita – Feronikeli              0:2

Prishtina – Llapi                 3:1

Istogu – Besa                     1:0

Trepça ’89 – Drenica       2:0

 

tabela