Renditja e re e FIFA-s: Kosova pëson rënie, Shqipëria mbetet në pozitën e njëjtë

Shtëpia më e madhe e futbollit botëror, FIFA ka publikuar ranglistën e re për ekipet Përfaqësuese.

Përfaqësuesja e Kosovës ka zhvilluar dy ndeshje në muajin shtator dhe ka pësuar ndryshime në renditje, por kësaj radhe ka rënë për një vend.

Dardanët pësuan humbje 2-1 nga Irlanda e Veriut, derisa mposhtën Qipron 5-1.

Pas rezultateve në muajin shtator, Kosova ka rënë për një pozitë dhe tani ndodhet në vendin e 107-të me 1187,01 pikë.

Rezultatet edhe më dobëta pati Shqipëria, ku u mposht në udhëtim 2-1 nga Izraeli dhe luajti aras 1-1 në Air Albania me Islandën, përkundër që mysafirët ishin me 10 futbollistë në fushë.

Por, përkundër se nuk arritën asnjë fitore, Shqipëria ka ruajtur pozitën e 66-të me 1354,11 pikë.

Në top 10 nuk ka ndryshime të mëdha, pasi Brazili mbetet e para, ndërsa vetëm Italia ka parakaluar Spanjën, duke u ngjitur në pozitën e gjashtë dhe me spanjollët në pozitën e shtatë.

Pozitën e dytë e mban Belgjika, të tretën Argjentina, teksa pas tyre vijnë Franca, Anglia dhe Holanda, Portugalia dhe Danimarka që ndajnë pozitat tetë, nëntë dhe dhjetë. /Gazeta Olle/

Ballkani sot përballet ne udhëtim me Sivasporin

BNE shënon fitore bindëse ndaj ekipit danez Astralis