Renditja e FIFA-s, Kosova nuk ndryshon pozitë, Shqipëria +3

Është publikuar sot renditja më e re e FIFA-s për muajin nëntor.

Kombëtarja e Kosovës nuk ka ndryshuar pozitë, përkundër fitores ndaj Moldavisë dhe humbjes nga Sllovenia.

Dardanët ndodhen në vendin 117 me 1155 pikë, tri pikë më pak se muajin e kaluar.

Ndërkohë, Kombëtarja e Shqipërisë, ka shënuar ngritje për tri pozita.

Kuqezinjtë ndodhen në vendin 66 me 1360 pikë.

Ky sukses i tyre vjen pas fitoreve ndaj Kazakistanit dhe Bjellorusisë, që e dërguan Shqipërinë në Ligën B në Ligën e Kombeve.