Rezultatet dhe renditja e Superligës

Është mbyllur edhe xhiro e 19 e Superligës së Kosovës. Tri skuadrat e para nuk kanë ndryshuar pozicion pasi kanë arritur të shënojnë fitore.

Feronikeli ka mposhtur Trepçën me rezultat 1:0, në stadiumin ‘Adem Jashari’ për të ruajtur pozitën e parë që synohet edhe nga Prishtina që shënoi fitore prej 1:0 kundër Ferizajt po ashtu si mysafir.

Hajvalia ka arritur përsëri të fitojë si vendas, ndërsa e ka mposhtur një skuadër që lufton për titull, Trepçën ’89.

Pa gola përfunduan ndeshjet Vëllaznimi – Kosova (V) dhe Drita – Istogu. Ishte pikë e  madhe për Istogun, pasi për 65 minuta luajti pa një lojtar.

 

Rezultatet dhe renditja

Trepça – Feronikeli          0:1

Drenica  – Besa                  3:0

Ferizaj – Prishtina            0:1

Hajvalia – Trepça ’89       4:2

Drita – Istogu                     0:0

Vëllaznimi – Kosova        0:0

tabela