Boksieri ynë, Remzo Mustafiq, ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian për të Rinj (17-18 vjeçarë), që po mbahet në Budva të Malit të Zi.
Remzo u mposhtë në gjysmëfinale nga ukrainasi, Mykyta Gorbatenko, kategoria deri në 91 kilogramë.
Mustafiq kishte mposhtur në çerekfinale izraelitin, Manuchar Kriheli, njofton KOK-u.
Federata e Boksit e Kosovës mori pjesë në evropian me tre garues.