Remzi Ejupi ‘zgjedh’ trajnerin e ri të Prishtinës (FOTO)

Presidenti aktual i FC Prishtinës, Remzi Ejupi është pyetur se kush do të ishte trajneri ideal i klubit mes Bylbyl Sokolit dhe Ismet Munishit.

Ai ka dhënë një përgjigje diplomatike.

“Bylbyl Sokolin e kemi pas trajner”.

sokoli

“A sa i përket Ismetit unë e kam shumë simpatik. Më pëlqen se si bën fushatë dhe tifo ku do që është. Për shaka po e them, kam frikë se do të largoheshim nga liga me të”, ka thënë Ejupi në emisionin meShukin.

Munishi

Trajner aktual i Prishtinës është Arsim Thaqi dhe ai do të udhëheq skuadrën edhe në edicionin e ardhshëm. /Olle/

1.A.Thaqi-Lindemann