Remzi Ejupi me një mesazh të fuqishëm pasi Prishtina fitoi Superkupën, por ka disa fjalë të mira edhe për Dritën

Prishtina ka fituar trofeun e Superkupës së Kosovës në një ndeshje finale që u zhvillua në Antalya të Turqisë.

Bardhekaltërtit kanë triumfuar me rezultat 3-1, në një ndeshje spektakolare nga të dyja klubet, shkruan Gazeta Olle.

E i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij, ka mbetur edhe presidenti Remzi Ejupi, i cili nuk ishte i pranishëm në stadium pasi është i dënuar me një vit nga FFK.

Megjithatë afaristi i njohur kosovar ka shkruar një status në profilin e tij në Facebook ku ka uruar klubin e tij për trofeun, derisa ka komplimentuar edhe kampionin në fuqi të Kosovës, Dritën.

Ndër të tjera Ejupi ka thënë se e ardhmja është e klubeve kosovare.

Postimi i plotë dhe pa ndërhyrje i Rezmi Ejupit:

FC Prishtina sot me merite e fitoi Superkupen e Kosoves ne futboll perballe Drites te cilen e mundi me rezultat 3:1.

Ky trofe do te vendoset ne vitrinat e klubit me te madh kosovar, por Drita meriton komplimente dhe pergezime te medha per lojen e shfaqur qe vjen si rrjedhoje e nje organizimi te mirefillte te klubit me nam nga Gjilani.

Pra, sot ne Turqi fitoi futbolli kosovar, i cili permes nje loje te mrekullueshme qe aplikuan Prishtina dhe Drita, deshmoi se i perket nje tjeter niveli se sa ai qe shihet e mendohet ne Kosove.

Nje referim profesional i gjyqtareve dhe kushtet e mira per nje loje futbolli qe ofroi stadiumi turk e shfaqen fytyren e vertete, te ndritur, te futbollit tone.
Prandaj, kjo eshte koha e fundit kur ne, sidomos ata qe e kane marre mbi supet e veta menaxhimin e futbollit, duhet te fillojne te mendojne per t’i sherbyer interesit nacional te futbollit kosovar, per t’i krijuar kushte zhvillimit dhe ngritjes se tij, e per t’i lene anash interesat personale dhe teknet e inatet e disa individeve qe jane bere barriere e zhvillimit te futbollit tone.

Urime nga zemra per Prishtinen, Driten dhe gjithe futbollin e shumevuajtur te Kosoves!

E ardhmja eshte e jona!

/Gazeta Olle/