Rekordet e Golden State

Golden State po regjistron një sezon rekordesh pas një tjetër suksesi të arritur ndaj Minesota Timberwolves me rezultatin 110-101. Stephen Curry me 37 pikë personale ndihmoi ekipin nga Oackland për triumfin e 37 sezonal në shtëpi për të zhytur edhe më shumë drejt fundit skuadrën e ujqërve nga Minesota. Andrew Bogut shënoi disa pikë rresht në minutat e para dhe miqtë e panë veten menjëhetë në disavantazhin e 10 pikëve. Festus Ezeli regjistroi 7 pikë në periodën e parë, ndërsa në krahun tjetër Kevin Martin u tregua i pafuqishëm përballë Curry që zhvilloi një ndeshje perfekte. Në periodën e katërt, Klay Thompson dhuroi një asist për Curry, i cili shënjestroi koshin nga goditja për tre pikë të cilat vendosën edhe fatin e takimit ku Golden State regjistroi suksesin e 65 sezonal, duke hedhur pas krahëve ato disfata kundër San Antonios dhe New Orleans.

Në takimet e tjera, New York kaloi Orlandon 80-79, Miami ra në fushën e Torontos 104-107, Los Angeles Clippers dominoi Memphis 94-86, ndërsa Utah fitoi përballjen kundër Portland 111-105. Klasifikimi në lidnje udhëhiqet nga Atlanta ndërsa momentalisht është Brooklyn skuadra e fundit që siguron fazën play off me një fitore më shumë se Indiana dhe Miami. Në perëndim, New Orleans mban vendin e tetë me të njëjtin numër fitoresh me Oklahoma City por më pak takime të fituara në kohën shtesë.