Rekord pikësh në eliminatoret për Kampionat Botëror, Shqipëria e Edi Rejës “top”

Një gol i Endri Çekiçit me penallti në minutën e 73’ i dhuroi Shqipërisë fitoren 1-0 ndaj Andorrës në “Air Albania”, sukses që na konfirmon si forcë e tretë në grupin I të eliminatoreve të Botërorit Katar 2022.

Vendio i tretë në grupin I dhe 18 pikë, si asnjëherë më parë në historinë e kombëtares tonë. Deri tani, rekordi i pikëve i përkiste gjermanit Hans Peter Brigel dhe Gianni De Biasit.

“Fronin” e ka marrë Edoardo Reja me 18 pikë, teksa skuadra kombëtare ishte deri në fund në garë për vendin e dytë që të dërgon në “play-off”.

Mund të jetë një imazh i 3 persona, personat duke marrë pjesë në sporte dhe teksti që thotë "ROSHI 8 ZER"

“Më vjen mirë që dikush kujtohet për rekordin e pikëve.Komplimente djemve”, deklaroi trajneri italian në prononcimin e dhënë për Supersport pas fitores 1-0 ndaj Andorrës.

Duke llogaritur eliminatoret e Shqipërisë nga Botërori Itali 1990 e deri tani, ia kemi dalë të grumbullojmë 73 pikë në total.

Shaqiri pasi Zvicra u kualifikua për në Kampionatin Botëror: Granit, Breel të gjithë së bashku në Katar

Reja: Urime djemve, arritëm objektivin